Ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith, ka paralajmëruar se non grata të tjerë mund të shpallen së shpejti, pas shpalljes së ish-kryeministrit Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai u shpreh se kjo bëhet për të mbështetur institucionet e drejtësisë shqiptare në shërbim të luftës ndaj korrupsionit dhe llogaridhënies.

Po mund të ketë. Ky nuk është vendimi mi por po diskutohet nga qeveria, kjo bëhet sa herë ka çështje kundër korrupsionit.
Kjo shihet si mbështetje për institucionet e pavarura në Shqipëri për të luftuar korrupsionin, llogaridhënia është shumë e rëndësishme”, tha ai. 

Ambasadori ka shtuar se emrat mund të jenë si nga opozita ashtu edhe nga qeveria, pasi sipas tij jë vendim i tillë nuk varet nga sfondi, por nga aktet e gjithsecilit.

Sanksionet tona zbatohen në të gjithë spektrin, nga biznesi e të tjerë. Nuk bazohemi tek sfondi por tek aktet e tyre”, tha ai.

Ai foli edhe në lidhje me fushatën zgjedhore, ndërsa u shpreh se mesazhi i tij për qytetarët shqiptarë është të votojnë për kandidatin që do tu shërbejë interesit të tyre e të mos lejojnë vjedhjen e votës.

Kur njerëzit humbin jetën e kërcënohen, kjo nuk duhet të jetë pjesë e një sistemi demokratik. OSBE ka pasur shqetësim edhe për fenomenin e blerjes së votës. Do shohim edhe se sa raportohet nga njerëzit ky fenomen.

Mesazhi ynë për votuesit është të votojnë atë që përfaqëson interesin e tyre dhe të mos lejojnë blerjen e votës.

Nuk kam vlerësim të plotë çka ndodhur në këto zgjedhje sa i përket përdorimit të fondeve publike, por në të shkuarën ka pasur keqpërdorim në pushtet qendror re vendor.

Përdorimi i pushtetit nuk duhet të jetë përcaktues për rezultatit të zgjedhjeve”, tha ai.

Ambasadori foli konkretisht edhe mbi shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe arsyet që qëndrojnë pas një vendimi të tillë.

Sa i përket bashkëpunimit me Berishën si drejtues i opozitës, ai u shpreh se qasja e qeverisë së vendit të tij është të mos bashkëpunojë me persona të sanksionuara nga Britania, SHBA apo partnerët.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Ambasadori Alastair King-Smith: Kur nisëm valën e parë të sanksioneve në korrik, kjo u publikua nga i dërguari jonë për Ballkanin Perëndimor që e bëri të qartë që ishte pjesë e një qasjeje botërore kundër korrupsionit.

Ajo që ndodhi në korrik ishte vala e parë e veprimeve. Ndërmorëm një qasje të ekuilibruar, kjo është qasja jonë për këto qasje.

Ndërmorëm veprim ndaj një sërë individëve, por vetëm një prej tyre është vetëdeklaruar sepse ne nuk i publikojmë kurrë emrat dhe sanksionet.

Eni Vasili: Do të bashkëpunoni me Berishën si drejtues i opozitës?

Ambasadori Alastair King-Smith:  I mbetet shqiptarëve të vendosin për kë votojnë. Mesazhi ynë është t’u themi të vlerësojnë se kush është i lidhur me kriminaltetit, kjo është një pjesë e rëndësishme e pastrimit te demokracisë. Por kjo nuk i referohet një personi të vetëm. Është një politikë standarde e jona që nuk angazhohemi me persona të sanksionuara nga ne, SHBA, apo partnerët.

Eni Vasili: Ju ka akuzuar se keni ndikuar në përcaktimin e tij non grata, keni koment?

Ambasadori Alastair King-Smith:  Vendimi për sanksione merret nga ministri për Punët e jashtme në bashkëpunim me atë të Brendshme. patjetër ambasadat janë të përfshirë në diskutime por nuk marrin vendime.

Eni Vasili: Mund të bëhen publike hetimet tuaja për publikun shqiptar?

Ambasadori Alastair King-Smith: E kemi bërë në Bosnje psh që kemi publikuar emrat e personave të sanksionuar.

Po e konsiderojmë edhe këtë pjesë për Shqipërinë, për të publikuar emrat për korrupsionin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb