TIRANË

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka shprehur sot mbështetjen e vendit të saj për Procesin e Berlinit. Ambasadorja Kim deklaroi se në kohën kur Procesi i Berlinit nuk po lëvizte ishim mbështetës të fortë të Open Balkan.

“Ne jemi mbështetës të fortë të procesit të Berlinit dhe gjatë kohës kur Procesi i Berlinit nuk po lëvizte ishim mbështetës të fortë të Ballkanit të Hapur. Ne mendojmë se zhvillimet pozitive do të krijojnë më shumë prosperitet për rajonin e Ballkanit.

Vende të tjera në rajon duhet të ndjekin shembullin që ka vendosur Shqipëria, i cili është i qartë për të refuzuar përpjekjet ruse për të infiltruar në politikën e brendshme”, tha Yuri Kim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb