Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nderuar me “Urdhrin e Miqësisë së Rusisë”, aktorin Steven Seagal.

Lideri rus e ka arsyer dekretin me punën ndërkombëtare humanitare dhe kulturore të bërë nga aktori.

Ndërkohë nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Seagal.

Dekreti përmendte punën e Seagal si përfaqësues special i Ministrisë së Jashtme të Rusisë për lidhjet humanitare me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë.

Seagal, një vizitor i shpeshtë në Rusi, mbështeti aneksimin nga Moska të Krimesë në 2014.

Ai iu bashkua një partie pro-Kremlinit në vitin 2021 dhe vizitoi një pjesë të kontrolluar nga Rusia të Ukrainës lindore verën e kaluar, ku u takua me një Lideri separatist të mbështetur nga Moska.

Ukraina në vitin 2017 e ndaloi Seagal-in të hynte në territorin e saj për pesë vjet për arsye të sigurisë kombëtare.

Putini i dha atij një pasaportë ruse në Moskë në vitin 2016.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: