Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sot rubrikës “Sy m’Sy” ku mes të tjerat u pyet nga një komentues në lidhje me shpërblimin e ish kreut të PD Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë u shpreh se kjo nuk ka ndodhur dhe sa të jetë ai në pushtet nuk do të ndodhë.

Rama e shfrytëzoi rastin për të thumbuar Bashën edhe në lidhje me rezultatin nga zgjedhjet e 11 majit.

“O Lul ku je mo artist, u bë shumë kohë që s’të shoh, nuk më ndoqe mbete te 7X7, eh mor Lul”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb