Procesi i numërimit të votave në qarkun e Elbasanit po shkon drejt përfundimit, me 408 nga 508 qendra votimi të përpunuara deri tani. Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) është në avantazh të qartë me 63,210 vota, që përbën 60.91% të totalit të votave të numëruara.

Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 30,298 vota ose 29.19%.

Forcat e tjera politike kanë marrë mbështetje më të kufizuar:

  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet: 3,612 vota (3.48%)

  • Partia Mundësia: 2,069 vota (1.99%)

  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 1,751 vota (1.69%)

  • Partia Socialdemokrate (PSD): 1,358 vota (1.31%)

  • Lëvizja Bashkë: 854 vota (0.82%)

  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 279 vota (0.27%)

  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 188 vota (0.18%)

  • Lëvizja Atdheu (LA): 114 vota (0.11%)

  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 49 vota (0.05%)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb