Tronditëse ishte ngjarja në Maliq, ku gjatë një operacioni policor u vra një efektiv i Shqiponjave dhe u plagos një tjetër, si dhe autori i sulmit u lëndua.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se polici i plagosur Edison Adri, do të transportohet drejt spitalit të Traumës, ndërsa raportohet se ka marrë plagë në nofull. Ndërkohë, drejt Tiranës për mjekim të specializuar do të transportohet dhe autori i ngjarjes, Violand Braçellari.
Ky i fundit ka marrë plagë arme në brinjë.
