Tronditëse ishte ajo që ndodhi një mbrëmje më parë në Lushnjë. Në qendër të qytetit, persona të armatosur, hapën zjarr në drejtim të lokalit të 34-vjeçarit, Bledar Muçaj, duke lënë të vdekur këtë të fundit dhe plagosur 5 persona të tjerë.

Mes personave të lënduar ishte dhe 24-vjeçarja Sara Liçi. Kjo e fundit, ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjete sociale e ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.

“Kam parë vdekjen me sy, Zoti më dha një mundësi të dytë. Faleminderit Ledi, Eni dhe një person që më çoi në spital.

Shërim sa më të shpejtë të gjithëve si puna ime”, shkruan Sara.

E reja ka qenë rastësisht në ato momente në lokal, e nuk i shpëtoi plumbave që shënjestër kishin Bledar Muçajn. 34-vjeçari baba i 2 fëmijëve, nuk njihej si një person problematik apo me të kaluar kriminale.

Pista e parë hetimore e këtij atentati është lidhja fisnore që ka Muça me Roland Shytin, anëtarin e bandës “Hakmarrje për Drejtësi”.

Muça rezulton i martuar me mbesën e Shytit dhe përveç kësaj lidhje fisnore kanë dhe lidhje të forta miqësie.

Nuk përjashtohet edhe një pistë tjetër e cila i përket konflikteve për bizneset, por kjo e fundit pritet të verifikohet.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb