Opinoni publik u trondit sot nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Pogradec, ku një 12-vjeçare ka mbetur shtatëzënë pasi u përdhunua nga një 70 vjeçar.
Familjarët e të miturës, jashtë kamerave shprehen për News24 se me të autorin e dyshuar kishin shumë miqësi dhe rrinin shpesh në shtëpitë e njeri-tjetrit.
Ndër të tjera, ata nuk kanë patur dyshime që mund të ndodhte kjo ngjarje pasi kanë patur marrëdhënie korrekte mes dy familjeve.
Ata presin që drejtësia të bëjë punën e saj teksa paraqiten në gjendje shumë të rënduar emocionale dhe shprehen se ndihen të turpëruar nga ngjarja që ka ndodhur.
Banesat e autorit të dyshuar dhe të të miturës janë ngjitur me njëra tjetrën dhe familjarët e lejonin që të shkonte në dyqan për të ardhur në ndihmë familjes të autorit të dyshuar.
