Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë njoftoi se u gjetën “fragmente të mundshme droni në territorin e vendit, pas sulmit rus gjatë natës ndaj porteve në Danub.
Natën e së hënës, autoritetet rumune u njoftuan për përplasjen e një objekti ajror në tokë rreth 5 km në jug të kufirit në zonën veriore të Tulcea-s, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Rumania, anëtare e BE-së dhe NATO-s, ndan një kufi tokësor 650 kilometra me Ukrainën dhe ka regjistruar vazhdimisht shkelje të hapësirës së saj ajrore nga dronë, si dhe rënie copëzash nga pajisje pa pilot në territorin e saj, që kur Rusia filloi sulmet ndaj porteve ukrainase përgjatë Danubit.
Kushtet atmosferike nuk lejuan Rumaninë të ngrinte avionë luftarakë gjatë natës dhe popullsia në zonë u udhëzua të strehohet, shtoi ministria. Në muajin tetor, BE dënoi “përshkallëzimin e Moskës” pas një serie shkeljesh të hapësirës ajrore evropiane, të cilat i atribuohen avionëve rusë.
Përveç Rumanisë dhe Polonisë, që kufizohen me Ukrainën. Estonia, Danimarka dhe Gjermania akuzuan gjithashtu Kremlinin. SHBA njoftuan ulje të pranisë së tyre ushtarake në frontin lindor të Evropës, përfshirë tërheqjen e gati 700 nga 1.700 ushtarët amerikanë të vendosur në Rumani.
Në shtator, ambasadori rus u thirr pas hyrjes së një droni në vend. Në shkurt, Bukureshti miratoi ligj që lejon rrëzimin e dronëve që shkelin hapësirën ajrore të vendit.
