Grupi i Rithemelimit mblodhi sot demokratët në në selinë blu.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se mbledhja e cila nisi në orën 19:00, zgjati rreth 1 orë e gjysmë.

Stafa raporton se demokratët diskutuan për zgjedhjen e presidentit të ri.

PROCEDURAT PER PRESIDENTIN E RI
Kujtojmë se ditën e sotme u mblodh Konferenca e Kryetarëve, ku u vendos vetëm me votat e maxhorancës që në 16 maj ora 17:00 të mblidhet Parlamenti për të zhvilluar raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

Në mbledhje u vendos gjithashtu që afati i fundit për paraqitjen e dokumentacionit nga kandidatët të jetë 15 maji ora 16:00, ndërsa një ditë më vonë në 16 maj në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni i Ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave. Deputetët e opozitës nuk janë shprehur as pro dhe as kundër propozimit të PS që u votua nga maxhoranca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb