Më shumë se 10,000 persona janë arrestuar gjatë 15 ditëve të fundit gjatë demonstratave anti-regjim në Iran. Këto shifra i ka publikuar të dielën Skylar Thompson, zëvendësdrejtor i Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran, i njohur edhe si HRANA
“Të paktën 10,675 persona janë arrestuar, përfshirë 169 fëmijë,” tha Thompson për CNN.
490 protestues janë vrarë gjatë së njëjtës periudhë, sipas bilancit të fundit të grupit, të përditësuar të dielën.
Protestat e dhunshme në rrugët e Iranit hyjnë në javën e tretë të cilat janë
përhapur në të 31 provincat e vendit. Nga protestat është ndërprerë edhe interneti në vend për të katërtën ditë radhazi.
