Që nga shpërthimi i luftës ruso-ukrainase dhe mobilizimi në Rusi, më shumë se 104.000 qytetarë rusë dhe më pak refugjatë nga Ukraina, rreth 18.000 kanë qëndruar në Serbi, raporton APA duke cituar shërbimin publik RTS.

Llogaritet se numri i tyre është shumë më i madh dhe në shkolla janë të regjistruar 600 nxënës nga Rusia dhe Ukraina.

Këtë vit shkollor, 66 nxënës nga Ukraina dhe më shumë se 530 nga Federata Ruse hynë në klasa. Numri më i madh i tyre ndjekin shkollat ​​fillore në Beograd, Novi Sad, Zrenjanin dhe Valjevë, tha RTS.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb