Është shuar tërësisht zjarri që përfshiu Malin e Krujës.
Pas angazhimit të forcave operacionale në terren përmes tokës dhe ajrit dhe me ndihmën e banorëve të zones, flakët janë neutralizuar plotësisht dhe situata paraqitet e normalizuar.
Forcat në terren vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave të zjarrit.
