Politologu, Lirim Krasniqi, gjatë një lidhje me emisionin “Studio 24”, duke folur për protestën e organizuar në Prishtinë në mbrojtje të 4 ish-liderve të UÇK-së, u shpreh se njerëzit në Kosovë e shprehën me pjesëmarrjen e tyre kërkesën për drejtësi, karshi një procesi që jo vetëm ka tejkaluar parimet ndërkombëtare të drejtësisë, parimet e konventës së të drejtave të njeriut.
“Përbën një kërcënim jo vetëm për 4 figura që kanë qenë mbartës të UÇK por dhe narrativën dhe legjitimitetin e pavarësisë së Koosvës. Ndaj është e rëndësishme të kuptohet se skemi të bëjmë vetëm për 4 individë por dhe për një sipërmarrje të madhe të njerëzve sic është UÇK e cila është vënë në diskutim për figurën e saj”, u shpreh Krasniqi.
Lirim Krasniqi: Kam qenë pjesë e manifestimit, mbi 130 mijë pjesëmarrës në Prishtinë.
Ne përballemi me një proces që është në absurditetin e tij. Njerëzit në Kosovë e shprehën me pjesëmarrjen e tyre kërkesën për drejtësi, karshi një procesi që jo vetëm ka tejkaluar parimet ndërkombëtare të drejtësisë, parimet e konventës së të drejtave të njeriut.
Përbën një kërcënim jo vetëm për 4 figura që kanë qenë mbartës të UÇK por dhe narrativën dhe legjitimitetin e pavarësisë së Koosvës. Ndaj është e rëndësishme të kuptohet se skemi të bëjmë vetëm për 4 individë por dhe për një sipërmarrje të madhe të njerëzve sic është UÇK e cila është vënë në diskutim për figurën e saj.
