SHBA

Koronavirusi vijon të rritet me shifra të larta në mbarë botën. Deri tani janë regjistruar 2 611 182 raste të infektuar me koronavirus në botë, ku vendin e parë e mbajnë SHBA-të me 830 789. Ndërsa numri i të vdekurve me kornavirus ka shkuar 181 235 persona.

Edhe për numrin e të vdekurve në vend të parë janë SHBA-të me 45 638. Më pas ndiqet nga Italia me 25 085 persona të vdekur. ndërsa në vendin e tretë është Spanja me 21 717 të vdekur.

Më pas është Franca e cila edhe ajo e ka kapur shifrën e 20 mijë më saktë, 20 829 të vdekur. Britania e Madhe ka 18 147 të vdekur. Këto janë shtetet që kanë më shumë vdekje dhe të infektuar në botë.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi sot se ky virus do të na shoqërojë për një kohë të gjatë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb