Vihet nën kontroll zjarri në pyllin e Semanit. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se vetëm disa vatra janë ende aktive që favorizohen nga era e fortë bregdetare.

Sipërfaqja e djegur përllogaritet mbi 20 hektarë pisha. Flakët kane djegur pyllin në anë të rrugës së plazhit të Semanit në një gjatësi të konsiderueshme.

Zjarrfikësit vazhdojnë të punojnë për shuarjen e flakëve por era e fortë i favorizon.
Zjarri ra dje në mesditë. Dyshohet të jetë zjarrvënie e qëllimshme dhe ky nuk është zjarri i parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: