Bashkimi Evropian ka ndarë 2 milionë euro ndihmë për komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues që goditi Kolumbinë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se fondet do të përdoren për të mbështetur zonat më të goditura, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja.

“Ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, BE-ja po e mbështet Kolumbinë sa herë që është e mundur. Ne po vëmë në dispozicion dy milionë euro për të mbështetur komunitetet në zonat më të prekura”, tha von der Leyen në një postim në rrjetin social X.

Ndihma vjen pasi Kolumbia aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, duke i hapur rrugë koordinimit të mbështetjes evropiane sipas nevojave të identifikuara në terren.

BE-ja pritet të përshtatë ndihmën në bazë të kërkesave të autoriteteve kolumbiane dhe situatës së krijuar pas tërmetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: