Nuk ka surpriza, Alex Sandro do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport, mbrojtësi, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2024, nuk do të rinovojë me “Zonjën e Vjetër” dhe do të dalë si futbollist i lirë.

Klubi dhe lojtari nuk do takohen për të diskutuar rinovimin, pasi drejtuesit po punojnë për të gjetur një zëvendësues, për t’a vënë në dispozicion të Massimiliano Allegrit.

Në Torino nga 2015-2016, në fund të edicionit që po luhet, Alex Sandro mbyll 9 sezone në Piemonte me fanellën e një prej klubeve më të suksesshëm në Itali. Futbollisti numëron 315 paraqitje, 15 gola dhe 33 asiste me bardhezinjtë, ndërsa ka marrë 56 kartonë të verdhë dhe vetëm 2 herë është ndëshkuar me karton të kuq.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: