Disa këngë mjaft të klikuara në kanalin zyrtar të YouTube janë fshirë dhe hakuar. Hiti ‘Despacito’, i cili ka pasur mbi pesë miliardë shikime në është hakuar.

Përveç këtij hiti, edhe shumë artistë tjerë, këngët e të cilëve janë postuar nga Vevo, e kanë pësuar me fshirje të këngëve nga kjo platformë, duke përfshirë këngëtarët si Shakira, Selena Gomez, Drake dhe Taylor Swift.

Despacito është fshirë nga YouTube, por fotoja kryesore e kësaj kënge mbante një grup të njerëzve të maskuar dhe të armatosur.

Hakerët, të cilët njihen me nofkat ‘Prosox’ dhe ‘Kuroish’, kanë shkruar edhe “Liri Palestinës” poshtë videove.
y54bn
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: