Gazetarja Xhensila Koda ka zbuluar detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Lushnje, ku mbeti i plagosur Julian Sula, i njohur dhe si armik i Aldo Bares.

Mësohet se autorët pritën disa minuta që të vinte automjeti i shënjestrës, ndërsa “Nissani” ishte i parkuar disa metra larg kthesës.

Ata kanë pasur informacione të sakta për zonën ku lëvizte Sula. Dy autorët e maskuar me kapucë kanë qëlluar me armë, ndërsa njëri i priste në makinë.
Kodra raporton se 8 plumba janë qëlluar në pjesën anësore të shoferit, ku edhe ndodhej Julian Sula.

Plaga në këmbë nuk është shkaktuar nga plumbat, por nga një cifël e armës së zjarrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb