Deputeti i PD Xhelal Mziu është pyetur nga mediat pas daljes nga ambientet e SPAK, ku qëndroi për rreth 1 orë e 20 minuta.
I pyetur nëse paraqitja e tij kishte të bënte me zgjedhjet, Mziu u përgjigj shkurt.
Ai deklaroi se ishte një “çështje policie”, duke refuzuar të japë më shumë detaje në lidhje me parqitjen në prokurorinë e posaçme.
