Teksa grupit parlamentar i PD-së, kërkoi që mbledhja e Byrosë së Kuvendit ku do të trajtohet ankimimi i përjashtimit të deputetëve demokratë, maxhoranca ka rrëzuar kërkesën.
Nga mbledhja e Byrosë, demokratët kanë kërkuar praninë e medias, ndërsa nuk i kanë kursyer akuzat në drejtim të qeverisë. Gjatë fjalës së tij Flamur Noka pohoi se kryeministri Edi Rama nuk e do zërin e opozitës në Kuvend. Ai tha se qeveria qeveriset nga ‘Tropnilët, nga Ergys Agasi apo nga bandat e tjera kriminale.
“Sot mua me këtë vendim tuajin më mbushen 2 vite që jam i shpallur armik prej jush. Sa më shumë më luftoni ju, shtoni presionin politik dhe të ccdo aspekti, aq më shumë ndihem krenar që kam përmbushur misionin si deputet i opozitës, për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe regjimin tuaj që po vjedh Shqipërinë. Do të dridheni më 24 janar”, tha ai.
