Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, e ka cilësuar pikënisje historike për projekte të reja, mbledhjen e dy qeverive shqiptare dhe italiane që u mbajtën të enjten në Romë.

Spiropali shprehet se ky bashkëpunim mes dy vendeve do të ndihmojë në rrugëtimin e përbashkët drejt një Evrope më të bashkuar.

“Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Itali, një pikënisje historike për projekte të reja, për bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe për rrugëtimin e përbashkët drejt një Europe më të bashkuar”, shkruan në rrjetin social tëitter, kryediplomatja Elisa Spiropali.

Gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Romë, u nënshkruan 16 marrëveshje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb