Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e para pas punimeve të Asamblesë Kombëtare socialiste dhe prezantimit të qeverisë së re.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se socialistët kanë vendosur ndarjen ekrerëve të komisioneve parlamentare si më poshtë:
-
Ulsi Manja, komisioni i Ligjeve
-
Igli Hasani, komisioni i Jashtëm
-
Blendi Klosi, komisioni Bujqësia
-
Milva Ekonomi, komisioni i Ekonomisë
-
Bledi Çuçi, komisioni i sigurisë
-
Anila Denaj, komisioni Burimet Natyrore
-
Damiani Gjiknuri, komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore
- Fatmir Xhafaj, Kryetar i komisioni Nisma Qytetare.
Në seancën plenare të pasdites së nesërme, pritet që socialistët të propozojnë rritjen e numrit të komisioneve duke i çuar në 11, 7 prej të cilave do të drejtohen nga Partia Socialiste dhe 4 nga opozita.
Ndërkohë pas diskutimit në Këshillin e Mandateve, pasdite do të votohet propozimi i PS për ndryshimin e numrit të komisioneve.
Zbulohen dhe emrat e nënkryetarëve të PS në komisione që do të drejtohen nga opozita:
-
Eduard Shalsi, Komisioni i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
-
Iris Luarasi, Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
-
Evis Kushi, Komisioni i Edukimit, Shkencës dhe Sporteve
-
Erjon Malaj, Komisioni Kultura, Turizmi dhe Diaspora
