Këshilli Bashkiak është mbledhur për të shqyrtuar shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Këshilltari i PD, Ilir Alimehmeti, akuzon mazhorancën për bashkëpunim në abuzimet financiare.
Ai thekson se veprimet për shkarkim nisën vetëm pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, Veliaj është një kapitull i mbyllur, por bashkëpunëtorët e tij mbeten përgjegjës.
Këshilltari i PD në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti: Vjedhjet Erion Veliaj nuk i ka bërë vetë, por duke bashkëpunuar me ju. Shkuat ju për të protestuar para SPAK për të kundërshtuar masën e arrestit ndaj Veliajt. Ju e bëtë këtë që po bëni, vetëm pasi iu tha kryeministri. Veliaj është aty ku është, për shkak të dëmeve financiare që ka bërë.
Veliaj është kapitull i mbyllur. U mbyll në këtë formë, por ju jeni kapitull i hapur. Ju ishit elementi kontrullues i tij dhe nuk e bëtë punën tuaj.
