Juristi Altin Kaziaj, i ftuar në emisionin Studio24, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve për Belinda Ballukun, për të cilën Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar arrestimin.

Sipas Kaziajt, deklaratat e bëra nga Taulant Balla lidhen me kërkesën e opozitës, sipas tij, nuk është bërë në përputhje me pëlqimin e Partisë Socialiste. Ai theksoi se nga ana tjetër, Gazment Bardhi ka zbuluar se provat e reja të SPAK tregojnë për intimidim të dëshmitarëve, një pretendim që, nëse provohet, e rëndon edhe më tej situatën.

“Kjo është skandaloze totalisht. Kjo është një lojë dhe një skenar që të vijojë kokëfortësia e pushtetit që nuk lë drejtësinë të bëjë detyrën e saj,” u shpreh Kaziaj gjatë intervistës.

Ai shtoi se, sipas tij, ndaj SPAK po vendosen barriera politike. “SPAK-ut Rama i vë barriera në këtë formë dhe i thotë: do merresh me ato që themi ne,” deklaroi juristi, duke ngritur shqetësime për ndërhyrje në procesin e drejtësisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb