Kryeministri Edi Rama në një dalje publike për mediat pas seancës së Kuvendit ka thënë se ndryshimet në Kodin Penal tashmë janë një paketë e harmonizuar me Presidencën dhe grupet parlamentare.

Rama është shprehur se në Kod tashmë adresohen jo vetëm shqetësimet e faktorëve si opozita apo organizatat civile por edhe nevojat e situatës.
Ndër të tjera ai vlerësoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare duke kërkuar që i njëjti ton dhe pozicionim të jetë dhe në politikë.

”Kemi diskutuar edhe me Presidentin, jemi harmonizuar përmes ekspertëve të parlamentit dhe të zyrës juridike të presidentit, me grupet parlamentare, dhe është arritur një përfundim, që adreson dhe shqetësimet e shprehura nga faktorë tjerër por edhe neovjat legjitime.
Po mos kishte debate atëhere përse do mblidheshim. Shkëmbyem opinione që nuk janë të gjitha të njëjta. Por nuk ka rëndësi kjo ka rëndësi cilësia e debatit. Bën diferencën dhe nëse toni apo shkëmbimi i mendimeve të kundërta dhe pozicionimi i kundërt në politikë do të ishte si në Këshillin e Sigurisë do të ishte shumë më e besueshme dhe shumë më e mirë.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb