TIRANE

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë janë emëruar dy zv.ministrat e rinj të Arsimit, Sporteve dhe Rinisë.

Mësohet se dy zv.ministrat e rinj janë Redi Shtino dhe Lorena Haxhiu.

Lorena Haxhiu ka mbajtur postin e drejtoreshës për rininë në Ministrinë e Arsimit.

Dy zv.ministrat e rinj zëvendësojnë Besa Shahinin, e cila u emërua në postin e ministres pas shkarkimit të Lindita Nikollës dhe dorëheqjes së Taulant Mukës në postin e zv.ministrit.

Vendimet nuk janë publikuar ende nga Kryeministria, ndërkohë që pas 15 ditësh ato botohen dhe hyjnë në fuqi në fletoren zyrtare.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb