Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj nga Këshilli i mandateve ka deklaruar se nuk janë lejuar të jenë të pranishëm në mbledhje.
Ai hedh akuza ndaj PS-PD pasi sipas tij synojnë të “mbajnë fshehur”.
“Duan të mbajnë fshehur gjithçka dhe të nxjerrin vetëm çfarë duan ata. Ne do të ngulim këmbë sepse është e parashikuar nga rregullorja. Mbyllën edhe derën këtu. Kanë vënë edhe gardistët. Kemi bërë kërkesë bashkë me deputetin Kapri për të marr pjesë. Por këta nuk duan t’ja dinë. Ky është skandal i vërtetë. Kanë marrë urdhër nga Rama që të mos na lejojnë të hymë.
