Kryeministri Edi Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve në Bashkinë e Fierit, duke paralajmëruar të njëjtin skenar si në Vlorë.

Megjithatë, BalkanWeb mëson se shkarkimet do të bazohen në performancën e tyre dhe nuk do të jenë të përgjithshme. Rama u shpreh me tone të ashpra për zaptimin e hapësirave publike, pastërtinë e qytetit dhe mungesën e respektit ndaj qytetarëve.

Ai theksoi se vota e qytetarëve është një besim që duhet kthyer në përgjegjësi dhe respekt. Të gjithë drejtuesit e drejtorive rajonale, dy nënkryetarë dhe drejtues të departamenteve në Fier janë ftuar të japin dorëheqjen.

Burimet konfirmojnë se vala e shkarkimeve do të jetë e gjerë dhe pa përjashtime.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: