Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka ndarë një foto në profilin e tij në Facebook të zv/kryeministres së pezulluar nga detyra Belinda Balluku me vartësit e saj, ndërsa akuzon se “banda 2B” ka vjedhur paratë e shqiptarëve me tendera qindra miliona euro.

Bardhi shprehet se “banda e hajdutëve” siç ai i quan, mblidhej rregullisht në “Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis”, ku ndaheshin tenderët korruptivë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Reagimi i plotë:

Banda e hajdutëve të Belinda Ballukut mblidhej rregullisht në strofullën e krimit “Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis”, ku ndaheshin tenderat korruptivë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Banda “2B” funksiononte taman si një grup i struktuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me tendera qindra milionë euro të paracaktuar për të shpërblyer klientët e tyre dhe përfituar përqindjet korruptive.

Të njëjtat para përdoreshin më pas në fushatë zgjedhor ose në harbime luksi. Një pjesë e bandës 2B tashmë ndodhet në burg, ndërsa shumë shpejt pritet t’i bashkohet edhe pjesa tjetër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb