Në drejtimin e Kryetarit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Në rendin e ditës ishte shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për përcaktimin e kohës së zhvillimit të debatit lidhur me raportimet e institucioneve të pavarura, në rendin e ditës së seancës plenare të datës 30.10.2025.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve, vendosi që koha e debatit për çdo raportim të jetë 90 minuta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb