KOSOVA
Nënkryetarja e LDK- së Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Osmani mori 65 vota. Kundër nuk kishte asnjë votë derisa askush nuk abstenoi. Osmani u propozua për këtë pozitë nga Vetëvendosje vendim që erdhi pas marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK- në.
Vjosa Osmani ishte kandidatja për kryeministre nga LDK për zgjedhjet e tetorit të 2019, nëse kjo parti do të dilte forcë e parë.
Që në fillimet e negociatave për koalicionin qeverisës LDK- LVV emri i saj u aludua për postin e kryeparlamentarit.
LDK vendosi si kusht këtë post duke detyruar Vetëvendosjen të heqë Glauk Konjufcën që u zgjodh nga Parlamenti në dhjetor të 2019.
Ditën e djeshme sipas mediave kosovare Osmani refuzoi të bëhet kryeparlamentare, por duket se sot LDK ka bërë zgjedhjen e saj.
Ndërkohë sot pasdite u miratua qeveria e re e Kosovës dhe këta janë ministrat e kabintetit të qeverisë ‘Kurti’:
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim
Agim Veliu – Ministër i Brendshëm
Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport
Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca
Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu
Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi
Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari
Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.
Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi
Për komunitete e Kthim – Dalibor Jetvic
Për Zhvillim Rajonal – Ivan Milojevic
(BalkanWeb)
