TIRANE- Në një kohë kur sot në orën 12:00 ishte parashikuar të zhvillohej mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ajo është shtyrë. Shkak për shtyrjen është bërë kourumi.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se në mbledhjen që drejohet nga presidenti Ilir Meta, do diskutohej për plotësimin e vendeve vakante në gjykata. Duke qenë se ligji parashikon që transferimet dhe emërimet t’i kryejë KLGJ, kjo çështje ka qenë një ngërç.
Lala tha se disa nga gjykatat kanë hyrë në kolaps, siç është ajo e Krujës, e Lezhës, pasi delegohet vetëm me një gjykatës, ndërkohë që mendohet se KLD mund të plotësojë këto vende vakante përkohësisht. Ndërkohë, një pikë tjetër e rendit të ditës që do diskutohej ishte kërkesa për shkarkim të gjykatës Ahmet Jangulli, pjesë e Administratives së Shkodrës.
(ed.me/BalkanWeb)
