Që në orët e para të mëngjesit, Tirana është përfshirë nga festimet e Ditës së Verës. E kthyer tashmë në traditë, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh argëtuese për fëmijë e të rritur, të cilat do të zgjasin gjatë gjithë ditës.
Gazetarja Nilda Kaçaçi e “Vila24” në një lidhje direkte nga sheshi “Skënderbe” ka treguar më shumë gjatë një interviste me drejtoren rinisë në Bashkinë e Re, Iva Beharaj.
“Te sheshi “Skënderbej” është skena kryesore, kemi vendin ku janë të vendosura gatime nga e gjithë Shqipëria. Organizimet këtë herë janë shpërndarë në disa zona të Tiranës. Në mbrëmje ka organizime në zonën e bllokut për të rinjtë. E gjithë pjesa e Bulevardit dhe e bllokut sot janë pa makina”- tregoi drejtoresha.
(BalkanWeb)
