Nuk mund të ketë futboll pa drejtësi në fushë dhe për këtë arsye një trofe i veçantë në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025” do të jepet për të vlerësuar edhe “Arbitrin e Vitit 2025”.

Për këtë trofe, arbitrat shqiptarë kanë nominuar katër emra: Emanuela Rusta, Florjan Lata, Juxhin Xhaja dhe Kreshnik Cjapi.

Fituesi i këtij trofeu për këtë edicion do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit në Teatrin e Operas dhe Baletit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb