Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” do të organizohet nga Federata e Futbollit më 15 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit. Në këtë event madhështor, përveç çmimeve individuale do të jepen trofe edhe për 11-shen më të spikatur të vitit 2025 në fushën e lojës.
Formacioni më i mirë i kampionatit shqiptar “Abissnet Superiore” është përzgjedhur nga gazetarët sportivë vendas përmes një procesi elektronik të mbyllur, duke garantuar transparencë dhe profesionalizëm.
Dy nga çmimet më të rëndësishme të Mbrëmjes Gala të FSHF janë edhe “Këpuca e Artë 2025” për vajza dhe djem, trofe që jepen për golashënuesit më të mirë të vitit e që nuk kanë nevojë për votim, pasi janë përcaktuar me golat që kanë shënuar në fushën e lojës.
