Përveç “Topit të Artë” e “Këpuca e Artë” për vajza, një tjetër trofe i rëndësishëm do të jepet për të nderuar “Talentin e Vitit” në kategorinë e vajzave.
Ky trofe vlerëson dëshirën dhe pasionin e çdo vajze që thyen tabutë dhe dëshiron të realizojë ëndrrën për të qenë pjesë e fushës së blertë.
Të nominuarat për këtë trofe janë katër futbolliste: Albana Malaj, Ambra Reshiti, Klesta Ago, dhe Xhesika Ndoj.
Fituesi i këtij trofeu do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit në Teatrin e Operas dhe Baletit.

