Më 19 shkurt, në zemër të Nju Jorkut, nën dritat e Cipriani Wall Street, Shqipëria u ndje më pranë se kurrë. Ajo nuk erdhi si një kujtim i largët, por si një prezencë e gjallë, me ngjyrat, teksturat dhe historitë e saj të ruajtura ndër shekuj.
E organizuar dhe prodhuar nga Eduart Deda, mbrëmja u kthye në një festë të identitetit shqiptar.
Përmes një sfilate etnografike, publiku udhëtoi nga Dardania dhe Mirdita, te Malësia e Madhe, Shqipëria e Mesme, Myzeqeja, Labëria dhe Çamëria. Çdo veshje ishte një histori më vete, një kujtesë e rrënjëve tona, e sakrificës dhe e krenarisë që na bashkon.
