Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë prej më shumë se 13 vitesh vlerëson më të mirët e sipërmarrjes private të mbarë trevave shqiptare.

Në Teatrin e Operas dhe Baletit në një ceremoni gala u shpërndanë “CCIT Awards si dhe u shënua njëkohësisht 126 vjetori i Dhomës se tregtisë dhe Industrisë në një mbrëmje të mbushur me surpriza dhe spektakël. Eventi i përvitshëm ka si qëllim kurorëzimin e sipërmarrjeve më të suksesshme në fusha të ndryshme të të gjithë trevave ku flitet shqip.

Në fjalën e tij kryetari i dhomës se tregtisë dhe industrisë Nikolin Jaka tha se janë vlerësuar 26 promotorët e ekonomisë si dhe modelet me te mira te të bërit biznes në hapësirën shqiptare. Gjatë ceremonisë u vlerësuan me çmime speciale edhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi si dhe Talat Xhaferi, kryetar i parlamentit në Maqedoninë e Veriut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb