Ndeshja e mbrëmjes së sotme mes Izraelit dhe Zvicrës nuk do jetë thjeshtë një takim futbolli për një lojtar. Bëhet fjalë për mesfushorin me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, i cili është gati për të shkruar historinë në fletoren e rekordeve në tokën zvicerane.

Me prezencën në Pancho Arena (Felcsút), Xhaka regjistron sfidën e 119-të me fanellën helvete. Një shifër e jashtëzakonshme, e natyrisht historike… 31-vjeçari numëron deri tani 118 ndeshje me këtë përfaqësuese, ku ka shënuar 14 gola. Më parë, Xhaka ka luajtur për të rinjtë.

Kontributi i dhënë gjatë këtyre viteve ka qenë i madh. Vlen të theksohet se pavarësisht situatës, ndërrimit të trajnerëve, Xhaka mbetet një futbollist, vendi titullar i të cilit nuk diskutohet asnjëherë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: