Mbretëresha 81-vjeçare e Danimarkës, Margrethe II, deri më tani i ka shpëtuar kontraktimit e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe është plotësisht e vaksinuar, por pandemia ka prishur edhe një herë festës e saj të rëndësishme.

Në vitin 2020, ajo anuloi festimet publike për ditëlindjen e saj të 80-të. Tani, dy ditë festime të mëdha për 50-vjetorin e saj në fronin e monarkisë më të vjetër në pushtet në Evropë, të planifikuar për sot, janë shtyrë për në shtator.

Megjithatë, Margrethe II do të vendosë lule te varri i prindërve të saj në katedralen Roskilde, në perëndim të Kopenhagës, ku mbretërit danezë janë varrosur që nga viti 1559. Më parë, ajo do të takohet me qeverinë dhe do të marrë pjesë në një pritje në parlamentin danez.

Ngjarjet e shtyra jubilare përfshijnë përshëndetjen e saj para mijëra njerëzve nga ballkoni i Pallatit Amalienborg në Kopenhagë, shëtitjen nëpër kryeqytet me një karrocë me kuaj, shfaqjen gala në Teatrin Mbretëror dhe banketin festiv.

Më 14 janar të vitit 1972, babai i saj, Mbreti Frederik IX, vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër. Të nesërmen, sy-kuqja Margrethe II, atë kohë 31-vjeç, qëndroi në ballkonin e kështjellës Christiansborg në qendër të qytetit dhe u shpall zyrtarisht mbretëreshë para një turme prej mijëra njerëzish.

Gjatë gjithë mbretërimit të saj, mbretëresha ka shëtitur mbretërinë dhe ka bërë vizita të shumta jashtë vendit.

E lindur më 16 prill të vitit 1940, një javë pas fillimit të pushtimit të Danimarkës nga Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore, princesha e mitur u bë simbol i shpresës për shumë danezë në vitet e luftës.

Megjithatë, u desh një referendum që të bëhet mbretëreshë. Në vitin 1953, Kushtetuta daneze u ndryshua pas një referendumi në të cilin më shumë se 85 për qind e pjesëmarrësve votuan për lejimin e trashëgimisë femërore.

Më parë, froni danez kishte vazhduar vetëm përmes linjës mashkullore, por ngritja e feminizmit dhe fakti që Frederik dhe mbretëresha Ingrid me origjinë suedeze kishin tre vajza dhe asnjë djalë, kishte ndikuar në opinionin publik.

Kushtetuta daneze nuk i jep mbretëreshës Margrethe II asnjë pushtet të vërtetë politik, por ajo është qartazi njohëse e mirë e ligjit dhe e njeh përmbajtjen e legjislacionit që është thirrur të nënshkruajë.

“Detyra ime kryesore dhe më e rëndësishme është të jem Mbretëresha e Danimarkës dhe kreu i shtetit”, tha ajo në një intervistë të fundit televizive, duke shtuar se është “mirënjohëse që mund të shpreh veten edhe artistikisht”.

Në vitin 2014, 82 për qind e të anketuarve në një sondazh kundërshtuan shfuqizimin e monarkisë.

Margrethe II e ka hedhur poshtë disa herë sugjerimin që ajo duhet të abdikojë në favor të djalit të saj, Princit të Kurorës Frederik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb