BRITANI- Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth II, feston sot ditëlindjen e 90 të saj. Me rastin e festës, Pallati Mbretëror ka publikuar një fotografi të Mbretëreshës të rrethuar me stërnipër dhe stërmbesa.
Mbretëresha Elizabeth ka sunduar Britaninë për afro 65 vjet, ndërsa fronin e ka marrë në moshën 25-vjeçare.

Sipas mediave ndërkombëtare, festime për ditëlindjen e Mbretëreshës do të mbahen sot përgjatë gjithë ditës, ndërsa ditëlindja e saj zyrtare do të zhvillohet në muajin qershor, kur familja mbretërore planifikon të ftojë rreth 10.000 veta.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: