Mbreti Charles i Britanisë do të kthehet në detyrë javën e ardhshme pas trajtimit të tij për kancerin, njoftoi Buckingham Palace.

“Mbreti dhe Mbretëresha (Camilla) do të bëjnë një vizitë të përbashkët në një qendër të trajtimit të kancerit të martën e ardhshme (30 prill), ku do të takojnë specialistë mjekësorë dhe pacientë,” shkroi familja mbretërore në X.

Këtë qershor, Charles do të presë perandorin japonez Naruhito dhe perandoreshën Masako.

“Me afrimin e përvjetorit të parë të Kurorëzimit, Madhëritë e tyre mbeten thellësisht mirënjohëse për shumë mirësi dhe urime të mira që kanë marrë nga e gjithë bota gjatë gëzimeve dhe sfidave të vitit të kaluar”, shtoi ai.

Diagnoza e kancerit gjatë trajtimit të zmadhimit të prostatës

Pasi u shtrua në spital për trajtimin e zmadhimit të prostatës, Charles u lirua më 29 janar nga pas një qëndrimi katër-ditor.

Buckingham Palace kishte njoftuar në shkurt se gjatë kontrolleve rutinë, u zbulua një gjendje shqetësuese dhe mbreti u diagnostikua me kancer.

Ndërsa sqaroi se Charles nuk kishte kancer të prostatës, nuk u dhanë detaje rreth llojit apo fazës së kancerit. Kryeministri Rishi Sunak tha se kanceri ishte në fazat e hershme.

Për shkak të trajtimit të tij, mbreti pezulloi përkohësisht angazhimet e tij publike.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb