Mbreti Charles i Britanisë i dorëzoi një rol të lartë ushtarak djalit të tij William në një ceremoni në Hampshire.
Charles i dha Princit të Uellsit titullin e Kryekolonelit të Korpusit Ajror të Ushtrisë, një pozicion që 75-vjeçari e mbajti për 32 vjet.
“Gjëja e mrekullueshme është se ai është vërtet një pilot shumë i mirë,” tha Charles për djalin, një ish-pilot kërkimi dhe shpëtimi helikopteri për Forcën Ajrore Mbretërore.
“Unë shpresoj se ju do të kaloni nga forca në fuqi në të ardhmen me Princin e Uellsit si kryekolonelin tuaj të ri,” tha ai.
Pas ceremonisë, Princi William pa stërvitjen dhe u informua për punën aktuale të Korpusit Ajror të Ushtrisë.
Charles u kthye në punë në fund të prillit, gati tre muaj pasi u njoftua se ai po trajtohej për kancer.
(A.A/BalkanWeb)