Mbreti Willem – Aleksandri i Holandës po zhvillon një vizitë zyrtare në Qipro me bashkëshorten e tij, Mbretëreshën Maksima. Mirëpo, përshtypje ka bërë lajmi i publikuar në mediat holandeze se ai nuk ishte thjesht pasagjer në avionin mbretëror, por ishte edhe bashkëpilot.

Mbreti i Holandës zbuloi në vitin 2017 se ai kishte qenë bashkë -pilot në fluturimet KLM, duke fluturuar me avionë Fokker 70, për 20 vjet. Në intervistën e tij, ai kishte thënë se kishte ndërmend të stërvitej për të pilotuar Boeing 737.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Është shumë e rëndësishme të kem një hobi ku duhet të përqendrohem plotësisht”, tha ai për gazetën holandeze De Telegraaf. “Ju keni një avion, pasagjerë dhe ekuipazh. Ju jeni përgjegjës për ta. Ju nuk mund t’i merrni në ajër problemet që keni në tokë. Ju duhet të shkëputeni plotësisht dhe të përqendroheni në diçka tjetër. Kjo, për mua, është pjesa më relaksuese e fluturimit,” shpjegoi ai.

Mbreti Willem-Alexander mori patentën e tij të pilotit në vitin 1987. Ai kishte fluturuar që nga viti 2011, shumë kohë përpara se të merrte detyrat mbretërore në vitin 2013. “Përpara, kur dera ishte e hapur, njerëzit vinin shpesh për të folur me pilotët dhe atyre u duk bukur apo edhe e çuditshme të më shihnin atje,” kishte thënë ai. Megjithatë, ai pranon se pak njerëz e njohën atë kur ai ecte me uniformën e tij në aeroportin Schiphol të Amsterdamit.

Përshtypje ka bërë edhe fakti se ai nuk e ka treguar identitetin e tij. “Avantazh është se unë mund të them gjithmonë, “Në emër të pilotit dhe ekuipazhit, ju mirëpresim në fluturim”. Kështu që nuk duhet të them emrin tim. Por gjithsesi, shumica e pasagjerëve nuk u kushtojnë kurrë vëmendje njoftimeve.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: