Kryeministri Edi Rama priti sot në Tiranë Mbretin e Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Vizita e mbretit vjen pas takimit të tij me Presidentin Bajram Begaj, ku diskutuan për forcimin e dialogut politik dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes dy vendeve.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe shkëmbyen qëndrime mbi sfidat dhe zhvillimet aktuale globale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb