Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në Presidencë Mbretin e Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare me ftesë të tij

Mbreti jordanez zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të Presidentit të Republikës.

Presidenti Begaj nisi takimin kokë më kokë me Mbretin Abdullah II bin Al-Hussein. Liderëve të dy shteteve iu bashkuan delegacionet përkatëse në një takim të veçantë.

Në takimin tête-à-tête mes Begajt dhe Abdullah II bin Al-Hussein u bisedua për rritjen e dialogut politik dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar. Begaj dhe
Abdullah II shprehën vullnetin e përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin. “Me rëndësi mbetet rritja e shkëmbimeve tregtare dhe e investimeve jordaneze në Shqipëri”, ka thënë Begaj.

Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi qëndrimin e Jordanisë në mbështetje Kosovës për njohje të reja dhe hyrje në organizmat ndërkombëtare.

Begaj ka shprehur gjithashtu se “Shqipëria mbështet hapjen e zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Jordani”. “Jordania, vend partner i rëndësishëm në krahun jugor të NATO-s. Iniciativa e Procesit të Aqaba-s, një nismë e suksesshme në luftën kundër terrorizmit. Jordania, kolonë e fortë stabiliteti. Të forcojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri.

“Shqipëria vlerëson rolin kyç të Jordanisë për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb