Mbreti i Malajzisë, Sulltan Abdullah Riayatuddin Al-Mustafa Billah Shah, ka emëruar kryetarin e përgjithshëm të Partisë Kombëtare Malajziane Indigjene (PPBM) Muhyiddin Yassin, në detyrën e kryeministrit të ri të vendit pas krizës qeveritare që ndodhi me dorëheqjen e Mahathir Mohamad.

Në një deklaratë nga pallati mbretëror thuhet se mbreti Sulltan Abdullah ka emëruar si kryeministër të ri të vendit, Muhyiddin Yassin.

“Yassin mund të marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve në parlament”, thuhet më tej në deklaratën ku njoftohet se nesër në parlament Muhyiddin do japë betimin si kryeministër.

Mahathir Mohamad i cili dha dorëheqje si pasojë e krizës politike në Malajzi, më 14 shkurt ishte emëruar si “kryeministër i përkohshëm” nga mbreti Sulltan Abdullah.

Ditë më parë Mahathir duke folur në media lidhur me formimin e qeverisë tha se do të përpiqej të formojë një qeveri të paanshme, por se partia e tij do të mbështeste Muhyiddin nëse PPBM do ta propozonte si kandidat për kryeministër.

Pas deklaratës së Mahathir, tre partitë e Aleancës së Shpresës të ish-koalicionit në pushtet, Partia Popullore për Drejtësi (PKR), Partia Lëvizja Demokratike (DAP) dhe Partia Kombëtare Emanet (Amanah) njoftuan se kanë propozuar si kandidat Anwar Ibrahim.

Ndërkohë gjithsej 5 parti nga opozita dhe ish-koalicioni në pushtet, njoftuan mbështetjen për Muhyiddin Yassin si kandidat për kryeministër kundër Anwar Ibrahim.

Në këtë situatë u njoftua se Anwar mori mbështetjen e 92 deputetëve ndërsa Yassin mbështetjen e 97 deputetëve.

Muhyiddin Yassin i cili ka ushtruar detyrën e ministrit të Brendshëm gjatë periudhës në qeverisjen si kryeministër të Mahathir Mohamad, hyri në politikë si anëtar i Organizatës Kombëtare e Malajzianëve të Bashkuar (UMNO).

Në vitin 1986 ai u zgjodh si lider politik i rajonit Johor ndërsa në vitin 1995 në kohën kur Mahathir ishte kryeministër ai mori përsipër detyrën e ministrit të Rinisë, Sportit dhe Tregtisë së Brendshme. Në detyrën e ministrit të Brendshëm u emërua pasi koalicioni i Mahathir-it doli fitues në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2018.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb