Mbreti James. NBA ka një rekordmen të ri, pikëshënuesin më të mirë në histori. Duheshin 36 pikë për të thyer rekordin absolut të Abdul Jabbar, LeBron James shënon 38 duke u ngjitur në majën e basketbollin amerikan. Në 20 vite karrierë, LeBron ka qenë protagonist absolut, por tashmë shndërrohet në të pavdekshëm, të gjithë në këmbë duke i bërë homazhe mbretit të ri.
I pari që e përgëzoi ishte pikërisht Abdul-Jabbar, më pas i gjithë stadiumi në këmbë për të jetësuar këtë moment. LeBron arrin në kuotën e 38,390 pikëve, një shifër e jashtëzakonshme, e pa imagjinuar kohë më parë:
“Prezenca e një legjende si Abdul-Jabbar këtu do të thotë shumë për mua. Falënderoj tifozët, familjen, miqtë”, u shpreh LeBron James. Abdul-Jabbar vendosi rekordin e tij në prill 1984 ndërsa James lindi në dhjetor të atij viti, tani pasi i theu rekordin duket sikur kishte lindur për të arritur në këtë ditë, një shenjë e fatit.
James nuk ka ndërmend të ndalet, ky rekord pritet të thellohet edhe më shumë. Për fat të keq, 38 pikët e James nuk i mjaftuan Lakers për të fituar pasi përballë Oklahoma City ku mposhtën me rezultatin 130-133.
(BalkanWeb)
